Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Finalja e Conference League, Van Persie flet nga Tirana: Feyenoord ka stil unik loje, të gjithë e dinë se si luan Mourinho

Finalja e Conference League, Van Persie flet nga Tirana: Feyenoord ka stil unik loje, të gjithë e dinë se si luan Mourinho

12:15, 25/05/2022

Legjenda holandeze Robin Van Persie dhe ish-kapiteni i Feyenoord-it ka zbarkuar në Tiranë qysh ditën e djeshme, teksa do ta nxjekë në “Arena Kombëtare” finalen e “Conference League”. Një nga sulmuesit më të mirë që ka nxjerrë Holanda ka folur për ESPN përpara finales që do të startojë sonte, prej orës 21:00, në kryeqytetin shqiptar:

“Feyenoord ka një stil unik, super dinamik të lojës. Dua t’i përgëzoj djemtë që punuan për ta arritur këtë rezultat. Janë 16-17 djem, që kanë luajtur shumë këtë sezon. Të kesh kaq lojtarë që luajnë kaq intensivisht çdo tri ose katër ditë për një sezon të tërë është vërtet shumë e veçantë. Nuk ishte aq ekstreme në kohën time.

Unë e kam takuar Mourinhon gjatë viteve. Kam parë shumë ndeshje të Romës dhe kuptoj se mbështetet te kundërsulmi. Roma, gjithashtu ka lojtarë të mirë në sulm. Abrahami pati një sezon të mrekullueshëm.

Mourinho është padyshim një trajner me super përvojë dhe të gjithë e dinë stilin e tij të lojës, por unë jam shumë i lumtur që Feyenoord ka stilin e tij. Parashikimi për finalen e Tiranës? Unë kam vërtet një ndjenjë të mirë për këtë ndeshje, pres që Feyenoord-i të fitojë 2-1”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco