Finalja e Conference League, Toornstra: Do të jetë një festë e madhe, tifozët janë të mrekullueshëm

Finalja e Conference League, Toornstra: Do të jetë një festë e madhe, tifozët janë të mrekullueshëm

12:13, 25/05/2022

Në orën 21:00, në stadiumin “Air Albania” do të luhet finalja e Conference Leagues mes Romës dhe Feyenoord.

Pritet të jetë një ndeshje mjaft e luftuar mes dy skuadrave, ashtu siç e treguan edhe tifozeritë mbrëmjen e djeshme.

Ndërkohë, në konferencën për shtyp në Tiranë, kapiteni Feyenoord, Jens Toornstra, komentoi përballjen finale me Romën.

“Së pari duhet të përpiqemi ta arrijmë në fushë. Atëherë mund të bëjmë një festë të madhe. Mendoj se do të jetë një lojë argëtuese, edhe pse finale, por do të jetë veçanërisht emocionuese. Shpresoj që ta fitojmë”, thotë ai. Ndërkohë, ai komenton gjithashtu simpatinë e madhe të tifozëve këtu në Shqipëri për futbollin.

“Ju mund ta shikoni në rrjetet sociale. Kur mbërritëm në Tiranë, menjëherë na shoqëruan për në hotel me një eskortë policie. Për këtë arsye nuk kam arritur që të shikoj shumë. Por është e mrekullueshme që tifozët janë këtu. Kjo e bën  Feyenoordin një klub të madh”, përfundoi fjalën e tij kapiteni i ekipit holandez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco