Dinamo me aksioner të ri, marrëveshja me biznesmenin nga Lezha drejt zyrtarizimit

Dinamo me aksioner të ri, marrëveshja me biznesmenin nga Lezha drejt zyrtarizimit

11:39, 25/05/2022

Dinamo do të ketë një aksioner të ri dhe këtë e ka konfirmuar vetë presidenti i 18 herë kampionëve të vendit, Adrian Bardhi.

Krahu i djathtë i tij do të jetë Kristian Gjidodaj, një biznesmen që prej disa vitesh është i lidhur me futbollin, pasi themeloi akademinë Porto në Lezhë.

Gjithashtu më pas u përfshi me Shënkollin dhe është njeriu që bëri të mundur kalimin e portierit Simon Simoni te Dinamo.

Presidenti Bardhi në “Panorama Sport” ka thënë se do të ketë 51% të aksioneve, kurse Gjidodaj pritet të marrë pjesën tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco