Lajmi i fundit

LIVE SYRI TV/ Kryetari i PD Sali Berisha, bashkëbisedim online me shqiptarët e diasporës

'Sot jemi kryeqyteti europian i futbollit', Armand Duka: Pata mundësinë të flas me miq të mëdhenj të Shqipërisë

'Sot jemi kryeqyteti europian i futbollit', Armand Duka: Pata mundësinë të flas me miq të mëdhenj të Shqipërisë

10:37, 25/05/2022

Armand Duka ka pritur mbrëmjen e djeshme personalitetet më të larta të futbollit europian, ndër të cilët edhe vetë presidentin e UEFA-s, Aleksandër Ceferinin. Finalja e Ligës së Konferencës ka bërë bashkë emra të mëdhenj të futbollit, të cilët do të ndjekin nga afër në stadiumin “Air Albania” përballjen mes Romës dhe Feyenoordit.

Kreu i FSHF-së ka shpërndarë disa foto nga mbrëmja e djeshme, ndërsa shkruan: “Një mbrëmje e veçantë pak orë para finales së madhe te Conference League. Pata mundësinë të flas dhe të ndaj projekte frymëzuese me miq të mëdhenj të Shqipërisë dhe futbollit shqiptar. Sot jemi Kryeqyteti europian i futbollit. Shijojeni”, shkruan Armand Duka.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco