Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Finalja e madhe e Conference League/ Roma - Feyenoord, historia shkruhet në Tiranë

Finalja e madhe e Conference League/ Roma - Feyenoord, historia shkruhet në Tiranë

10:14, 25/05/2022

25 maji i 2022-shit, do të mbahet mend gjatë në Shqipëri. Në orën 21:00, në stadiumin “Air Albania” do të luhet finalja e Conference Leagues mes Romës dhe Feyenoord.

Një ditë historike për vendin tonë, që do të organizojë për herë të parë një event të këtyre përmasave.

Pritet të jetë një ndeshje mjaft e luftuar mes dy skuadrave, ashtu siç e treguan edhe tifozeritë mbrëmjen e djeshme.

Kështu klubi holandez do të zbresë në Tiranë si fitues i Kupës së Kampioneve në sezonin 1969-70 dhe i dy Kupave UEFA, në edicionet e viteve 1973-74 dhe 2001-02.

Në krahun tjetër ndonëse Roma krenohet thjeshtë dhe vetëm me Kupën e Panaireve të fituar në sezonin 1960-61 verdhekuqtë përfaqësojnë klubin e vetëm në histori që ka shkuar deri në fazën gjysmëfinale të çdo lloj aktiviteti të organizuar nga UEFA, në Kupat e Evropës. Pra klubi roman ia ka dalë mbanë për të shkuar deri në katër skuadrat më të mira në: Kupën e Kampioneve, Champions League, Kupën e Kupave, Kupën e Panaireve, Kupën UEFA, Europa League apo dhe Ligën e Konferencës.

Në fakt Kupa e Panaireve ishte pikërisht kompeticioni që i hapi rrugë një dekadë më vonë aktivitetit tjetër të quajtur Kupa UEFA, por sidoqoftë një arritje e tillë në “Qytetin e Përjetshëm” përfaqëson një trofe që ka një kuptim të veçantë, duke marrë parasysh faktin që Roma ka triumfuar në vetëm 1 nga 40 sezonet e fundit të Serisë A, e mbi të gjitha verdhekuqtë nuk fitojnë një trofe prej plot 14 vjetësh.

Formacionet e mundshme:

Roma: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Oliveira, Cristante, Zalewski; Pellegrini, Mkhitaryan; Abraham. Trajner: Jose Mourinho.

 

Feyenoord: Marciano, Geertruida, Trauner, Senesi, Malacia; Kokcu, Aursnes; Til; Nelson, Dessers, Sinisterra. Trajner: Arne Slot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Daj Jaku25/05/2022 18:30

Historia shkruhet në Paris. Kjo kupë në Tiranë është shtupa e kupave ose kupa e shtupave. Jeto i gëzuar o piplli shqiptar.

Shto koment

Denonco