Roma - Feyenoord/ Arenë 'lufte' në rrugët e Tiranës, pamje nga përplasjet mes tifozerive me policinë

Roma - Feyenoord/ Arenë 'lufte' në rrugët e Tiranës, pamje nga përplasjet mes tifozerive me policinë

09:25, 25/05/2022

Kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga fillimi i finales së Conference League mes Romës dhe Feyenoord, tifozët e të dyja skuadrave janë përplasur dhunshëm në rrugët e kryeqytetit shqiptar.

Të pajisur me gur dhe sende të forta në duart, tifozët nga Rotterdam tentuan të shkojnë drejt atyre të Romës, pranë stadiumit Air Albania, por u ndaluan nga policia.

Në konfrontimet e ashpra mes palëve, të paktën gjashtë efektiv policie thonë burimet e SYRI-t, kanë mbërritur me lëndime kryesisht të lehta në spitalin e traumës, ndërsa janë shoqëruar në komisariate të ndryshme të kryeqytetit mbi 60 tifozë, disa prej të cilëve janë kthyer sërish në vendet e tyre.

Më poshtë sjellim disa video nga ngjarjet e mbrëmshme në rrugët e Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco