VIDEO-SYRI TV/ Befasohen tifozët e ardhur për finalen: Në Tiranë na pëlqen moti i ngrohtë dhe birrat e lira

17:01, 24/05/2022

Mijëra turistë të huaj kanë pushtuar kryeqytetin shqiptar, ndërkohë që eksplorojnë Tiranën.

Për SYRI TV, këta turistë tregojnë se ajo çka iu bën përshtypje në Tiranë është klima dhe mirësjellja e njerëzve.

Atmosfera sportive në kuadër të finales së Conference League ka pushtuar kryeqytetin, ku kanë zbarkuar me mijëra turistë italianë dhe holandezë.

Tifozët e Romës dhe Feyenoord kanë zgjedhur të eksplorojnë kryeqytetin shqiptar, ndërkohë që duken tepër të ekzaltuar nga atmosfera, njerëzit, klima dhe birrat që po konsumojnë.

Gazetarja e SYRI TV, Fabjona Pasho, ka pyetur disa prej tifozëve  se çfarë mendojnë për Tiranën dhe nëse po e shijojnë kohën e shpenzuar në vendin tonë.

“Mbërritëm dje këtu, është shumë këndshëm, jemi tifozë të Feynoord. Është shumë ngrohtë për ne holandezët. Do ta shohim ndeshjen në stadium. Jemi shumë të emocionuar”, thotë njëri prej tifozëve të Feyenoord, ndërsa një tjetër shton: “Jemi të surprizuar për mirë. Është vizita jonë e parë dhe e vlerësojmë shumë, është shumë interesante”.

Ndërkaq, një tifoz i Romës thekson: “Po, më pëlqen. Më pëlqen moti, është shumë mirë. Më pëlqejnë edhe njerëzit, janë shumë të sjellshëm. Jam tifoz i Romës”.

Ndërsa një tjetër tifoz thotë: “Është një qytet shumë i mirë. Moti është fantastik. Birrat janë shumë të shijshme. Nuk e di a do ta vizitoj përsëri Tiranën, varet nga nesër”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco