Roma-Feyenoord, zbulohet çmimi që merr fituesi i Conference League

Roma-Feyenoord, zbulohet çmimi që merr fituesi i Conference League

14:54, 24/05/2022

Finalja e UEFA Conference League që do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj do të jetë pa diskutim një event historik dhe mjaft i veçantë.

“Air Albania” është gati tashmë të presë Romën e Feyenoord, me skuadrat që do të kërkojnë trofeun e lavdishëm.

Fituesi i trofeut të parë të këtij kompeticioni do të marrë plot 5 milionë euro, ndërsa vendi i dytë do të përfitojë 3 milionë euro, ndërkohë të dyja skuadrat në fjalë kanë marrë pagesa për çdo tur të kaluar dhe ndeshje të fituara në fazën e grupeve, që variojnë nga 150 mijë euro deri në 2 milionë euro që ka qenë shifra që përfituan në takimet e gjysmëfinaleve.

Ndërsa kampioni i Conference League, përveç shumës monetare, do të garantojë edhe kualifikimin në Europa League për sezonin e ardhshëm. Megjithatë vlen të theksohet se të dyja këto skuadra tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në Europa League nga kampionatet vendase, Roma në Seria A, pasi e mbylli sezonin në vend të gjashtë dhe Feyenoord në Eredivisie, pasi u rendit në vend të tretë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco