Shpërthen Demollari: Turpi me Kupën e Botës, nuk na lanë të bëjmë as foto

Shpërthen Demollari: Turpi me Kupën e Botës, nuk na lanë të bëjmë as foto

19:12, 22/05/2022

Kupa e Botës mbërriti sot në Shqipëri, në kuadër të një turi të organizuar nga Coca Cola, që synon të dërgojë trofeun më të rëndësishëm në futboll, në disa shtete, para se të stacionohet në Katar, në pritje për t’u njohur me fituesin.

Trofeu erdhi nën masa mjaft të rrepta sigurie dhe pjesëmarrësit në ceremoninë e ekspozimit të tij në ambientet e kryeministrisë, ishin të gjithë të përzgjedhur dhe ftuar paraprakisht, teksa nuk mungonin as legjenda të futbollit shqiptar.

Pikërisht njëri prej tyre, Sulejman Demollari, reagoi ashpër ndaj kompanisë që solli trofeun e Kupës së Botës në Shqipëri, duke e akuzuar e kupa u mbajt e fshehur dhe të ftuarit jo vetëm që nuk bënë dot asnjë foto me të, por u detyruan të shohin muzeun e FSHF-së, i spostuar në kryeministri.

Ja reagimi i Demollarit:

Turpi i Coca Cola-s me Kupën e Botës në Tiranë!

Na ftuan sot për të parë Kupën e Botës por nuk na lanë as të bëjmë një foto. Ishte e turpshme që të shikoja aq figura të mëdha futbolli në atë ceremoni dhe Kupa ishte fshehur për ne njerëzit e futbollit.

Vetëm Coca Cola mund ta bëj që të të ftojë për ceremoninë e ardhjes së Kupës së Botës në Tiranë dhe të të mbaj larg nga trofeu dhe të na tregoj muzeun e FSHF që ishte spostuar në hollin e Kryeministrisë.

Si ish kapiten i ekipit Kombëtar dhe me kontribute në këtë futboll, nuk jam ndjerë asnjëherë më i ofenduar sesa sot nga një sjellje e tillë.

Kam qënë në aktivitete të njëllojta kudo nëpër botë, por asnjëherë në një turp me si kjo me Coca Cola.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco