Spezia-Napoli, vlerësimi i medieve italiane për Rey Manaj

Spezia-Napoli, vlerësimi i medieve italiane për Rey Manaj

17:42, 22/05/2022

Spezia ka luajtur këtë të diel takimin e fundit në këtë sezon të Seria A dhe është mundur në shtëpi me rezultatin 0-3.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare që luan për ekipin e Spezia-s, Rei Manaj ka qenë shumë i pafat në këtë takim.

Manaj arriti të gjente rrugën drejt rrjetës në minutën e 41’, megjithatë ajo goditje nuk u quajt për pozicion jashtë loje.

Ndërsa në minutën e 86’ shqiptari pati një mundësi të artë për të realizuar, por ajo goditje e tij përfundoi në traversë.

Performanca e Manajt sot nga mediet italiane është vlerësuar me notën 5.5, pasi sipas tyre përveç fatit që nuk e lejoi të gjente golin, shqiptari nuk ia doli të ishte në nivel të njëjtë me kundërshtarët nga Napoli, ndërsa u ndal në disa raste nga Koulibaly dhe Juan Jesus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco