Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Dueli për titull, atmosfera që krijojnë tifozët e Milanit në transfertën e Sasuolos dhe të Interit në ‘San Siro’

VIDEO/ Dueli për titull, atmosfera që krijojnë tifozët e Milanit në transfertën e Sasuolos dhe të Interit në ‘San Siro’

16:50, 22/05/2022

Milani luan titullin kampion në 90 minutat e fundit të sezonit kundër Sasuolos, me kuqezinjtë që me një pikë do të shpalleshin fitues për herë të parë pas 11 vitesh.

Tifozët kanë qenë një ndër pikat kyçe të suksesit të këtij sezoni, dhe në ndeshjen kur me shumë duhej ndihma e tyre ata janë përgjigjur prezent.

Pamjet filmike tregojnë fansat që janë grumbulluar në masë në mbështetje të “Djallit” duke karikuar skuadrën me kore të cilat elektrizojnë ambientin.

Ndërkohë, edhe Interi luan sot ndeshjen e fundit të këtij kampionati kundër Sampdorias, ku ziklatrit edhe në rast fitoreje duhet të shpresojnë në një hap fals të Milanit kryesues.

Tifozët zikaltër nuk e kanë braktisur skuadrën në ndeshjen e sotme ku pritet një “San Siro” i tejmbushur, gjë që tregon se ata ende besojnë te titulli.

Në pamjet filmike shihen disa prej tyre të shumtë në numër të kanë filluar të grumbullohen jashtë stadiumit në pritje të momentit kur do të lejohen të hynë brenda në mbështetje të skuadrës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco