VIDEO/ Mbappe fyhet në televizionin spanjoll: Nuk je burrë, nuk do të jesh kurrë

VIDEO/ Mbappe fyhet në televizionin spanjoll: Nuk je burrë, nuk do të jesh kurrë

15:30, 22/05/2022

Gazetari Jose Felix Diaz ofendoi rëndë Kylian Mbappe në televizionin e njohur spanjoll El Chiringuito pasi futbollisti francez nuk u transferua te Real Madrid.

Transferimi i Mbappes te Reali është përfolur prej muajsh dhe dukej se do të kalonte në Santiago Bernabeu. Pavarësisht njoftimeve nga njerëz të afërt me Mbappe, 23-vjeçari pranoi ofertën e pabesueshme të PSG-së dhe zgjati kontratën.

Është e panevojshme të thuhet se tifozët e Realit janë të indinjuar që Mbappe ka qëndruar te PSG. Kështu, gazetari Jose Felix Diaz ka fyer brutalisht Mbappe teksa shfaqej drejtpërdrejt në televizionin El Chiringuito.

"Ai do të jetë një lojtar i madh, por kurrë një njeri i madh. Vetëm 10 ditë më parë i dha fjalën Realit. Ata i dërguan fanellën që mori për ditëlindjen e tij", tha Diaz.

 

Pas kësaj, gazetari spanjoll iu drejtua Mbappes dhe në një paraqitje mjaft emocionuese tregoi se e kishte të vështirë të zgjidhte yllin e PSG-së.

"Ti i mohon gjërat që kanë rezultuar të jenë të vërteta. Mbappe, nuk je sportist. Nuk e mban fjalën. Nuk je burrë dhe nuk do të jesh kurrë. Ke treguar se çfarë je", tha Diaz.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco