FOTO/ Paralajmërojnë trazira në Tiranë, tifozët e Lazios thumbojnë ata të Romës: Më mirë flini në Durrës

FOTO/ Paralajmërojnë trazira në Tiranë, tifozët e Lazios thumbojnë ata të Romës: Më mirë flini në Durrës

14:31, 22/05/2022

Më 25 maj, në Air Albania, do të luhet finalja e parë e Conference League mes Romës dhe Feyenoord. Në Tiranë priten të zbarkojnë mijëra tifozë italianë dhe holandezë për të parë nga afër këtë supersfidën.

Marrëdhëniet mes dy tifozerive nuk janë aspak të mira. Vite më parë pati sherre dhe përplasje mes tyre, teksa ultrasit nga Roterdami e tepruan duke shkatërruar disa objekte arti historike të rëndësishme në kryeqytetin italian, aty ku nuk mungoi përplasja e dhunshme me policinë.

Image

Pas shtatë vitesh do të takohen në Tiranë, tashmë në finalen e madhe të UECL. Një grup tifozësh të Lazios kanë shpalosur një pankartë të madhe, aty ku thumbimi dhe ironia ndaj “armiqve” të përjetshëm nuk mungon.

“Me holandezët vërdallë është një ajër i ndotur. Më mirë të mos bësh të çmendurin. Rri i qetë dhe fli në Durrës”, shkruajnë ultrasit bardhekaltër, duke e lidhur gjithçka me problemet në të kaluarën mes tifozëve të Romës dhe Feyenoordit.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco