Fiorentina i rrëmben Evropën Atalantës, goleadë në 'Olimpico'

Fiorentina i rrëmben Evropën Atalantës, goleadë në 'Olimpico'

23:09, 21/05/2022

Fiorentina ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme për Europën ndaj Juventusit, pasi i mposhti “Zonjën e Vjetër” me shifrat 2-0.

Duncan dhe Gonzaloz ishin dy autorët e golave që i dhanë edhe fitoren skuadrës vjollcë dhe që tashmë renditen në vendin e 7-të me 62 pikë, ndërsa nga ana tjetër bardhezinjtë e Allegrit janë të 40-të në renditje.

Empoli ka triumfuar në transfertën e Atalantës me rezultat minimal 1-0, ku Stulac do të ishte vendimtarë në këtë takim. E mbyll me fitore Empoli këtë sezon në Seria A, teksa renditet i 14-të në tabelën e klasifikimit, ndërsa bergamaskët të 8-të jashtë kupave të Europës.

Lazio dhe Verona nuk shkojnë më shumë se barazimi 3-3 mes tyre me skuadrat që marrin kështu nga një pikë në takimin e fundit për këtë sezon. Lazio renditet e 5-ta në klasifikim, ndërsa Verona në vendin e 9-të.

Bologna ka fituar më herët me shifrat 1-0 ndaj Genos. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco