Luftë e hapur mes Realit dhe PSG-së, La Liga denoncon klubin francez për rinovimin e kontratës me Mbappe

Luftë e hapur mes Realit dhe PSG-së, La Liga denoncon klubin francez për rinovimin e kontratës me Mbappe

22:28, 21/05/2022

Vetëm pak minuta më parë u zyrtarizua edhe rinovimi i Kylian Mbappe me PSG duke i dhënë fun dkështu edhe një “telenovele” e cila zgjati me muaj.

Në këtë mënyrë klubi nga Parisi ia arriti qëllimit të binde sulmuesin francez të qëndronte te PSG, duke injoruar kështu Real Madrid, i cili këmbënguli deri në fund për transferimin e tij.

Nga rinovimi Mbappe fiton shumë marramendëse, shifër kjo që shkon deri në 400 milionë euro.

Më të zemëruarat në këtë çështje janë padyshim Real Madrid dhe La Liga. Pas reagimit të presidentit të La Liga’s i cili e quajti pronarin e PSG më të rrezikshëm se Superliga evropiane, tani edhe zyrtarisht liga spanjolle e ka denoncuar PSG në UEFA.

“Ky është skandal. Ne do ta adresojmë çështjen në UEFA, autoritetet franceze dhe ato evropiane”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco