Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Mehmeti: Arritëm objektivin ideal, Partizani investon për të fituar titullin

Mehmeti: Arritëm objektivin ideal, Partizani investon për të fituar titullin

20:00, 21/05/2022

Pas fitores 4-0 ndaj Kastriotit, trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti foli në emisionin “Gol Pas Goli” ku theksoi se për të kuqtë, garantimi i vendit në Europë është objektiv minimal pas presidenti Demi investon për të dalë kampion. Nga ana tjetër, Mehmeti shtoi se përsa i përket rinovimit të tij, ajo i përket klubit.

Garantimi i një vendi në Europë? “Është bërë një punë e madhe, dua të falenderoj djemtë të cilët kanë qenë profesionistë dhe do të ishte mrekulli të ishim edhe në finale të Kupës, na dhemb shumë ajo ndeshje. Për mendimin tim është një sukses, edhe pse minimal për Partizanin se presidenti investon miliona për të dalë kampion dhe ky është objektiv minimal, por si erdhi situata në pjesën e parë të sezonit nuk është keq.

Është pak e vështirë ta motivosh skuadrën kur del jashtë objektivave. Mendoj që kjo i takon klubit por trajneri është pjesa kryesore dhe së bashku me klubin duhet të bëhet një analizë e thellë dhe të nxirren mësime nga kampionati me shumë peripeci që kemi kaluar dhe më pas të vëmë “pikat mbi I” me problemet që solli ky kampionat dhe më pas të ndërtojmë skuadrën”.

Nëse do të ishit presidenti Demi, do ta konfirmonit trajnerin Mehmeti? “Është një pyetje e vështirë, por Gazin vetëm dua ta falenderoj për mundësinë dhe besimin”, u shpreh Mehmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco