Kukësi mposht Skënderbeun, Teuta nuk dorëzohet përballë Laçit

Kukësi mposht Skënderbeun, Teuta nuk dorëzohet përballë Laçit

19:26, 21/05/2022

Teuta mposhti në minutat e fundit Laçin në “Niko Dovana”, pasi vendasit do të triumfonin me shifrat 2-1. Guindo do të kalonte kurbinasit në avantazh, ndërsa Hebaj do të barazonte shifrat, teksa në minutën e fundit të shtesës shënoi  duke i dhënë kështu 3 pikët djemve të detit.

Fitore mori edhe Kukësi në “Kukës Arena”, me verilindorët që marrin kështu edhe fitoren e dytë rresht në kampionat. Të besuarit e Diego longos mposhtën 1-0 skuadrën e Skënderbeut, ku Feijao do të ishte vendimtarë në këtë takim, pasi goli i tij i dhuroi Kukësit 3 pikë të rëndësishme në garën për një vend në Europë, pasi verilindorët vazhdojnë të mbajnë vendin e 4-të në klasifikim.

Ndërkohë, Vllaznia nuk toleroi Egnatian, pasi Mirel Josa e nis me fitore eksperiencën e tij te shkodranët, teksa triumfon me shifrat 3-1 në “Loro Boriçi”. Aralica dhe dopieta e Latifit do t’i jepnin kuqebluve një fitore të rëndësishme për Europën, pasi ndajnë kuotë të njëjtë pikësh me Kukësin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco