Ylli i Manchester Cityt në listën e kërkesave të Carlo Ancelottit

Ylli i Manchester Cityt në listën e kërkesave të Carlo Ancelottit

18:48, 21/05/2022

Real Madrid është gati t’i rrëmbejë Pep Guardiolës një nga liderët e mesfushës. Bëhet fjalë për Ilkay Gundogan që ka përfunduar në listën e kërkesave të Carlo Ancelottit për sezonin e ardhshëm.

Kontrata aktuale e mesfushorit gjerman skadon në vitin 2023 dhe “Qytetarët” nuk dëshirojnë ta humbasin me parametër zero. Rinovimi nga ana tjetër nuk po vjen pasi Gundogan nuk dëshiron të vazhdojë më “martesën” me Manchester Cityn. Kështu sipas asaj që raporton Marca, Reali është futur bindshëm në garë.

Gundogan ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm këtë sezon me Manchester Cityin ku ka zhvilluar 41 ndeshje në të cilat ka shënuar edhe 8 gola. Ai gjithashtu ka asistuar 6 herë për shokët e skuadrës, ndërsa një pengesë për transferimin e tij mund të bëhet Guardiola. Tekniku spanjoll ka deklaruar se nuk dëshrionë të humbasë shëerbimet e 31-vjeçarit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco