Benzema: Jam kthyer në sulmuesin që ëndërroja të isha, çmimi do të vijë nëse unë...

Benzema: Jam kthyer në sulmuesin që ëndërroja të isha, çmimi do të vijë nëse unë...

17:17, 21/05/2022

Sulmuesi francez ka dhënë një intervistë për Esquire Middle East ku nuk e fshehu dëshirën e tij për të fituar çmimin prestigjioz, ndërsa u shpreh gjithashtu se është kthyer në sulmuesin që ëndërronte të ishte.

“Sigurisht që mendoj për “Topin e Artë”. Këto janë gjëra të rëndësishme për futbollistët. Çmimi do të vijë nëse unë bëj gjëra pozitive më skuadrën time. Dhe çdo herë unë bëj të njëjtën gjë. I afrohet nga pak sa herë që arrij të shënoj.

Mendoj se finalja e Champions League do të jetë hapi deçiziv për ta fituar. Vitin e kaluar u rendita i katërti, nuk isha larg. Këtë vit jam afruar pak më shumë, kam fituar trofe me skuadrën. Më takon mua të bëj mirë. Megjithatë, dua të them se tashmë jam kthyer në sulmuesin që më parë ëndërroja të isha”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco