Lajmi i fundit

Sulmi i Ramës ndaj RAI-3, i përgjigjet drejtuesi i ‘Report’: Gjithçka që thamë është në letra

I pakënaqur te Liverpool, Lazio tenton goditjen e madhe në sulm

I pakënaqur te Liverpool, Lazio tenton goditjen e madhe në sulm

16:56, 21/05/2022

Lazio po tenton të përforcojë repartin ofensiv me një lojtar të Liverpoolit. Maurizio Sarri kërkon një sulmues të majtë dhe i përzgjedhuri është Takumi Minamino sipas Corriere dello Sport.

27-vjeçari japonez (39 ndeshje dhe 17 gola me kombëtaren aziatike) ka luajtur pak këtë sezon si pasojë e konkurrencës së madhe në sulmin e skuadrës së Jurgen Klopp, por ia ka dalë të realizojë 10 gola dhe dy asiste.

Liverpool ka në sulm emra si Momo Salah, Sadio Mane, Roberto Firmino, Diogo Jota, Luis Diaz dhe Divock Origi. Minamino ka pak shanse për të luajtur dhe kalimi në futbollin italian do të ishte një mundësi e mirë.

Lojtari do të marrë pjesë në Katar 2022 me Japoninë, që ndodhet në grupin E bashkë me Spanjën, Gjermaninë dhe fituesin e çiftit Kosta Rika-Zelandë e Re, dhe kërkon minuta për të qenë në formë përpara nisjes së turneut të madh.

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare do të nisë së shpejti bisedimet me drejtuesit e “The Reds” dhe agjentin e Minaminos. Synimi kryesor është marrja e lojtarit në huazim me të drejtë blerje në verën e vitit 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco