Jo vetëm Lewandowskin, Barcelona piketon një tjetër yll të Bayern Munich

Jo vetëm Lewandowskin, Barcelona piketon një tjetër yll të Bayern Munich

16:28, 21/05/2022

Barcelona duket se është gjithmonë e më afër Robert Lewandowskit. Megjithatë përveç polakut, klubi katalanas po ndjek me vëmendje një tjetër yll të Bayern Munich dhe ai është Serge Gnabry.

Barcelona është e interesuar edhe për Serge Gnabry, kontrata e të cilit me kampionët e Gjermamisë skadon në 2023-shin, me lojtarin që tashmë e ka bërë publike dëshirën për t’u larguar nga bavarezët.

Sipas raportimeve nga mediet spanjolle drejtuesit e klubit “blaugrana” kanë marrë informacione për gjermanin. Ideja kryesore do të ishte që ai të afrohej te Barça me parametra zero në verën e vitit 2023, por nuk mund të përjashtohet si mundësi që Joan Laporta ta bëjë të mundur transferimin e Gnabry-t që këtë verë.

Sidoqoftë, kalimi i Gnabry në Barcelonë do të varej mbi të gjitha nga çështja e Ousmane Dembele. Nëse francezi vendosë të qëndrojë, atëherë Barça do të fokusohej tek Raphina pasi kushton me pak. Nga ana tjetër, nëse Dembele largohet, puna për afrimin e Serge Gnabry do të nisë në mënyrë urgjente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco