90 minuta larg titullit, Pioli: Ta përfundojmë këtë punë, Ibra ka qenë i rëndësishëm për ne

90 minuta larg titullit, Pioli: Ta përfundojmë këtë punë, Ibra ka qenë i rëndësishëm për ne

15:42, 21/05/2022

Një pikë larg nga lavdia. Në fund të një rruge të gjatë me ulje-ngritje, Milani do të zbresë në skenë në Reggio Emilia kundër Sassuolos për të tentuar të fitojë kampionatin numër 19 në histori.

Skuadrës së Milanit i duhet vetëm një pikë që të sigurojë titullin kampion të Seria A. Një ditë para ndeshjes vendimtare, trajneri i “kuqezinjve”, Stefano Pioli nuk dëshiron që ekipi të humbasë përqendrimin në atë që e konsideron si takimi më i bukur.

“Kemi kemi qenë më të mirët deri sot, por duhet të jemi edhe nesër po ashtu. Jemi përgatitur në të njëjtën mënyrë siç kemi bërë deri më tani. Nuk ka rëndësi çfarë kemi bërë deri dje. Kemi një mundësi të mirë dhe ne duhet ta përfundojmë këtë punë.”-deklaroi tekniku i “Djallit”.

Kur u pyet nga gazetarët në lidhje me Ibrahimovic, Pioli u shpreh se ai dëshiron të luaj një rol kryesor në ndeshjen e fundit të Serisë A.

“Ibrahimovic ka qenë shumë i rëndësishëm për ne. Ai solli një mentalitet, cilësi, inteligjencë dhe personalitet që i duhej një skuadre e re si e jona.

Ai mbetet një pikë referimi. Faleminderit edhe të tjerëve që e ndoqën.”

Në të njëjtën orë do të luhet edhe takimi Inter-Sampdoria, me “zikaltërit” që janë dy pikë më pak se Milan dhe po shpresojnë për një disfatë të rivalëve të tyre të përjetshëm dhe njëkohësisht për sigurimin e tre pikëve të tyre të fundit për këtë sezon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco