'Dybala nuk është prioritet i Interit', gazetari italian konfirmon interesimin për Asllanin: Do rritet pranë Brozovic

'Dybala nuk është prioritet i Interit', gazetari italian konfirmon interesimin për Asllanin: Do rritet pranë Brozovic

13:33, 21/05/2022

Prej disa kohësh në media po përflitet për një kalim të Paulo Dybala-s tek Inter.

Pas 7 vitesh Paulo Dybala i dha lamtumirë Juventusit. Sulmuesi argjentinas  nuk rinovojë kontratën me bardhezinjtë dhe nga qershori  është i lirë të firmosë me kë skuadër dëshiron.

Në media është përfolur për një interesim të Interit, por për gazetarin italian, 29 vjeçari nuk është prioritet i drejtuesve zikaltër.

 “Shumë mendojnë se negociatat për Dybalan kanë përfunduar praktikisht. E vërteta është se Joya do të vinte me shumë kënaqësi në Inter për Marottën, sepse ne mund ta konsiderojmë atë si "babain e tij sportiv".  Tani për tani Dybala ka më shumë gjasa të mos vijë, por nëse një sërë situatash bashkohen dhe papritmas dalin paratë, atëherë gjithçka është e mundur.  Për momentin nuk është prioritet dhe nuk është e sigurt se do të bëhet si marrëveshje ”, deklaroi gazetari.

Image

Ai gjithashtu zbuloi se drejtuesit e klubit zikaltër po punon për afrimin e disa lojtarëve në pozicione të tjera dhe një prej lojtarëve tashmë të identifikuar nga klubi është edhe mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani, i cili shihet si njeriu ideal për të zëvendësuar kroatin kur ka nevojë për pushim ose është i dëmtuar.

“Drejtuesit e zikaltërve në këtë moment kanë prioritete të tjera: duhet të mendojnë për rezervën e Brozovic, të marrin një sulmues fizik dhe të blejnë një qendërmbrojtës.

 Asllani u pëlqen shumë, shumë drejtuesve të Interit, të cilët ee kanë identifikuar atë si mesfushorin që do të rritet përkrah një gjiganti si Brozovic. Interesi nuk do të thotë që marrëveshja është kryer, por më është konfirmuar dhe nuk është mohuar ”, përfundoi gazetari shumë pranë klubit të Interit.

 

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco