Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon PD, lë në fuqi vendimin e Ramës për dhënien me koncesion të Butrintit

Mourinho zgjedh heshtjen para finales, Abraham: E dua Romën, në Tiranë shpresoj të festojmë ne

Mourinho zgjedh heshtjen para finales, Abraham: E dua Romën, në Tiranë shpresoj të festojmë ne

13:05, 21/05/2022

Roma fitoi 0-3 përballë Torinos, fitore e rëndësishme në aspektin moral përpara finales së Conference League ndaj Feyenoordit, që do të zhvillohet të mërkurën e 25 majit në “Air Albania”.

Jose Mourinho zgjodhi heshtjen pas triumfit në transfertë, ndërsa Tammy Abraham lëshoi mesazhe dashurie për klubin verdhekuq. Sulmuesi anglez realizoi dy gola, dhe tani numëron 17 gola në sezonin e parë në Serie A.

“Do të kisha dashur të shënoja tre gola, por gjëja më e rëndësishme është fitorja. Ka qenë një sezon i gjatë dhe i lodhshëm. Tani të fokusohemi te finalja e Conference League, jam më i karikuar se kurrë.

E dua këtë klub prej ditës së parë që erdha te Roma. Unë gjithmonë mundohem të ndihmoj skuadrën. Shpresoj ta mbyllim sezonin me trofe. Roma më ndihmoi të shfaq cilësitë e mia. Të shohim çfarë do ndodhë në të ardhmen, por zemra ime është këtu.

Finalja e Tiranës? Është një ëndërr e realizuar për Romën, për tifozët dhe për klubin. Shpresoj që të festojmë të mërkurën në mbrëmje”, deklaroi 24-vjeçari londinez, pika më e fortë e ekipit të Mourinhos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco