Tuchel ‘tallet’ me pronarin e ri të Chelseat: Ai ka marrë një sinjal të qartë se nuk duhet të vijë më në stadium

Tuchel ‘tallet’ me pronarin e ri të Chelseat: Ai ka marrë një sinjal të qartë se nuk duhet të vijë më në stadium

11:54, 21/05/2022

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka bërë shaka me pronarin e ri të klubit Todd Boehly dhe praninë e tij në ndeshje.

Boehly e ka parë Chelsean nga tribuna në tre ndeshje që kur e bleu nga Roman Abramovich, por ende nuk ka shijuar ëmbëlsinë e fitores.

Biznesmeni amerikan ka ndjekur ndeshjet kundër Wolverhampton-it dhe Leicester-it në Premierligë, të dyja përfunduan në barazim dhe finalen e FA Cup kundër Liverpool-it, pas së cilës blutë mbetën pa trofe.

Sipas trajnerit Thomas Tuchel, kjo është një shenjë e qartë për të se ai nuk duhet të vijë më në ndeshjet e Chelseat.

"A ishte përsëri në ndeshje? Kjo është një shenjë e qartë për të. Sezonin e ardhshëm do t’i shikojë ndeshjet në TV nga Los Angeles, të paktën kjo është e qartë. Kështu duhet të jetë. Ai madje ishte i pranishëm në finalen e FA Cup në Wembley ”, tha Tuchel dhe kështu i bëri të gjithë të pranishmit në konferencë për shtyp të qeshin.

Image

Eksperti gjerman beson se fati do të kthehet kur të finalizohet firmosja e dokumentacionit. Janë njoftuar bisedimet mes Tuchel dhe Boehly, të cilët do të bëjnë një plan në ditët në vijim për të rikthyer Chelsean në garën për trofetë më të mëdhenj në botën e futbollit.

"Ne do të jemi të sinqertë dhe të qartë. Ai do të marrë udhëzime nga unë nëse i dëshiron. Ne po humbasim lojtarët kryesorë dhe kemi probleme me ndehsjet në shtëpi," shtoi gjermani.

Chelsea ndërkohë ka siguruar një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm, por ka humbur dy trofe në kampionat dhe FA Cup në finale.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco