VIDEO/ I pandalshëm Vrioni, shënon golin e 17-të në Austri

VIDEO/ I pandalshëm Vrioni, shënon golin e 17-të në Austri

22:22, 20/05/2022

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Xhakomo Vrioni, është duke kaluar një nga momentet më të mira në karrierën e tij. I huazuar nga Juventusi te austriakët e Tirolit, 23-vjeçari gjeti golin e 17-të në kampionat, në duelin ndaj Altachit të Bakari Nimagës. Vetëm pak minuta në fushë, i mjaftuan Vrionit, për të tundur rrjetën, në duelin që u fitua nga vendasit e Altach me rezultatin 2-1.

Shqiptari u aktivizua në minutën e 66-të, ndërkohë që në të 73-shin regjistroi emrin në listën e golashënuesve. Me një nuhatje prej bomberi të vërtetë Vrioni lëvizi bukur brenda zonës, ku në një pozicion të pjerrët mposhti portierin kundërshtar.

Vrioni u rendit në vendin e dytë në listën e golashënuesve, me 2 gola më pak se ylli i Salzburgut, Adeyemi, i cili do të jetë dhe pasardhësi i Haaland te Salzburg.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco