Totti do Dybalan tek Roma: Të hënën do ta takoj!

Totti do Dybalan tek Roma: Të hënën do ta takoj!

19:27, 20/05/2022

Ish-kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti duket se mendon ende sesi të ndihmojë sa më shumë ish-skuadrën e tij ku në orët e fundit italiani i pyetur nga “SkySport Italia” ka folur në lidhje me dëshirën e tij për të sjellë argjentinasin Paolo Dybala te verdhekuqtë.

45-vjeçari ka folur me superlativa për yllin e Juventusit, cili do të largohet nga bardhezinjtë në përfundim të këtij sezoni si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës. Totti ka theksuar se dhe ai do të bëjë një përpjekje për ta transferuar te Roma, duke u takuar personalisht me të për të biseduar ditën e hënë.

“Lotët e Dybalas në festën e largimit nga Juventusi nuk më kanë habitur, ai është një lojtar i ftohtë dhe i mbyllur, ishte mënyra e tij për të shprehur emocionet.

Mendoj se ai donte të qëndronte atje thjesht nuk arriti të gjente akordin me klubin.

Ai është një lojtar i madh , mund të luaj kudo ku dëshiron.

Të shohim nëse do të arrij ta sjell te Roma, të hënën do ta takoj në Milano dhe do të flas me të”, u shpreh Totti.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco