‘Laje gojën’, Richarlison shpërthen ndaj Carragher pasi Everton shmangu rënien

‘Laje gojën’, Richarlison shpërthen ndaj Carragher pasi Everton shmangu rënien

18:50, 20/05/2022

Skuadra e Everton siguroi mbrëmjen e së enjtes mbijetesën në Premier League pas fitores me përmbysje me rezultatin 3-2 ndaj Crystal Palace, në një takim që nuk nisi aspak mirë për vendasit.

Pas këtij takimi “heroi” i Everton, Richarlison ka shpërthyer ndaj komentatorit anglez, ish-lojtar i Liverpool, Jamie Carragher, i cili kishte kritikuar sjelljen e brazilianit në derbin e Merseyside të luajtur muajin e kaluar në “Anfield”.

“Carragher laje gojën para se të flasësh për mua dhe Everton, nuk kam fare respekt për ty”-shkroi sulmuesi i Everton në një postim në “Tëitter”.

Image

Ky reagim i Richarlison erdhi pasi kur Everton u mund nga Liverpool me rezultatin 2-0, Jamie Caragher shkroi: “Mirë! Të flasësh për rënien e Richarlison nuk ka të bëjë fare me paragjykimet. Në çdo ndeshje ai rrëzohet 3/4 herë sikur të ketë marrë dëmtim të madh, pastaj thjesht ngrihet! Nuk ka të bëjë me marrjen e një penalltie apo faulli, por të pretendosh sikur je i lënduar kur nuk je.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco