Gosens flet për atmosferën në ‘Anfield’ dhe derbin shpërthyes të Milanit

Gosens flet për atmosferën në ‘Anfield’ dhe derbin shpërthyes të Milanit

11:22, 20/05/2022

Robin Gosens në një intervistë për “11Freunde” kujton ndeshjet e para në “Anfield” dhe ndikimin emocional të tifozëve në derbin e Milanit. 

Mbrojtësi i krahut 27-vjeçar iu bashkua Nerazzurrëve në një marrëveshje katërvjeçare nga Atalanta, duke qenë një përforcim i shumëpritur për skuadrën e Simone Inzaghit.

Duke folur për “11Freunde”, Gosens fillimisht tregoi për emocionet kur dilte në një stadium futbolli.

"Mendoj se çdo tifoz futbolli e di atë momentin kur hyn në një stadium ku ke qenë për herë të parë dhe je krejtësisht i shtangur. Nga arkitektura, nga mjedisi, nga gjithçka.

E përjetova për herë të parë kur isha gjashtë vjeç dhe kumbari im më çoi për të parë Schalke 04 në Arena. Ishte hera ime e parë ndonjëherë në stadium dhe më ktheu në një tifoz të Shalkes, kështu që më tronditi në atë kohë.

Hera e dytë ishte magjike në një mënyrë tjetër: faza e grupeve të Champions League, jashtë Liverpoolit, në mes të pandemisë, kështu që nuk kishte spektatorë.

Por kur shkuam në stadiumin Anfield për një seancë të shkurtër stërvitore në prag të lojës, mund të imagjinoja tifozët duke kënduar "You'll Never Ëalk Alone".

Për fat e kam përjetuar sërish kohët e fundit kur më lejuan të kthehesha atje me Interin . Anfield është padyshim një nga vendet më të rëndësishme në futbollin evropian”, u shpreh Gosens.

Ish-lojtari i Atalantës ka komentuar atmosferën e pabesueshme që rrethon derbin e Milanit dhe se si është ndjerë kjo me të gjithë tifozët e pranishëm këtë sezon.

“Përvoja më prekëse në stadium për mua ishte Derby della Madonnina, kur Inter-Milan u luajt në një San Siro, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, përfundoi mbrojtësi..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco