Çdo pikë e grumbulluar i ka kushtuar Manchester United rreth 17 milionë paundë

Çdo pikë e grumbulluar i ka kushtuar Manchester United rreth 17 milionë paundë

10:28, 20/05/2022

Manchester United ka rekordin më negativ të raportit të pikëve të fituara për miliona të shpenzuara këtë sezon në Premier Ligë.

Ata paguan çmime të kripura për transferimin e Sanços, Varane, por edhe Cristiano Ronaldos në merkaton e verës, duke e dërguar në total investimin në rreth 126 milionë paundë.

Por milionat e hedhura në merkato nuk u justifikuan me rezultatet në fushë në kampionat.

Për çdo pikë të fituar deri në javën e 37-të (58), “Djajtë” kanë shpenzuar 16.9 milionë paundë.

Dhe klubi nga i cili mund të mësojnë është Brentfordi.

Skuadra e Tomas Frenkut ka grumbulluar 46 pikë këtë sezon, por secila prej tyre i ka kushtuar vetëm 1.5 milionë paundë, më pak se çdo klub tjetër i Premier Ligës.

Manchester City ka shpenzuar shumë më tepër se rivalët, por kanë koleksionuar 90 pikë deri në javën e 37-të dhe nëse fitojnë të dielën shpallen kampionë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco