Lajmi i fundit

Aksident me vdekje në Vlorë/ Humbi drejtimin e motorit, ndërron jetë 35-vjeçari

E ardhmja e Moratas, Juventusi i komunikon sulmuesit vendimin

E ardhmja e Moratas, Juventusi i komunikon sulmuesit vendimin

09:53, 20/05/2022

Alvaro Morata do të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni, ndërsa pritet kthimi i tij në Spanjë.
Lajmin e ka bërë të ditur gazeta spanjolle “Marca” e cila nënvizon se drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” ia kanë komunikuar sulmuesit vendimin për largimin e tij.
Morata është në fund të sezonit të dytë të huazimit nga Atletico e Madridit dhe bardhezinjtë, për ta mbajtur, duhet të shpenzojnë 35 milionë euro. Juve u përpoq ta ulte këtë shifër, duke negociuar me “Los Colchoneros”. Tashmë sulmuesi, kontrata e të cilit me Atleticon skadon në vitin 2023, do të kthehet te klubi spanjoll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco