Premier League në skenarin më të çmendur të të gjitha kohërave, City dhe Liverpool mund të luajnë në play-off për titullin kampion

Premier League në skenarin më të çmendur të të gjitha kohërave, City dhe Liverpool mund të luajnë në play-off për titullin kampion

23:10, 18/05/2022

Vendimi për kampionin e Anglisë do të bjerë në turin e fundit, i cili do të luhet të dielën, më 22 maj. Manchester City ka një pikë më shumë dhe fitorja ndaj Aston Villas do ta siguronte titullin. Nga ana tjetër, e vetmja mënyrë që Liverpool të fitojë titullin është të mundë Wolverhampton, ndërsa City të humbasë.

Megjithatë, ekziston një skenar që parashikon se dy klubet mund të luajnë “finalen” e kampionatit në rast se kanë të njëjtin numër pikësh dhe diferencë të njëjtë golash.

Për një gjë të tillë është e nevojshme që Manchester City të humbasë 6-0 përballë Aston Villas dhe Liverpooli të barazojë 5-5 me Wolves, gjë që do të çonte në një diferencë të njëjtë golash dhe pikësh të skuadrave pas 38 javëve.

Ekipet do të kishin të njëjtin numër pikësh (90), të njëjtin numër golash të shënuar (96), të njëjtin numër golash të pësuar (30) dhe të njëjtin diferencë golash (+66).

Atëherë do të hynte në fuqi kriteri më i lartë: një ndeshje playoff në terren neutral, formati, koha dhe vendi i të cilit përcaktohen nga drejtuesit e Premier League.

Një skenar i tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e kampionateve angleze dhe sigurisht është në fushën e fantashkencës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco