Zbuloi se do të bënte tifo për Romën në finale, në Itali i nxjerrin foto Ramës me xhupin e Lazios

Zbuloi se do të bënte tifo për Romën në finale, në Itali i nxjerrin foto Ramës me xhupin e Lazios

18:24, 18/05/2022

Kryeministri Edi Rama foli ditën e sotme për të përditshmen sportive italiane “TuttoSport” në lidhje me finalen e Ligës së Konferencës, e cila do të zhvillohet në Tiranë.

Ndër të tjera, Rama zbuloi se në finale do të bëjë tifo për skuadrën e Romës së Murinjos. Fjalë të cilat janë pasqyruar gjerësisht në mediat italiane. Megjithatë, mediave pranë klubit të Lazios, rivalëve të përhershëm të Romës, duket se nuk u ka pëlqyer kjo gjë.

Kështu, ata kanë gërmuar në arkivat e vjetër dhe kanë gjetur foto të Ramës si “lacial”, ose më saktësisht duke veshur një xhup të skuadrës rivale të Romës.

“Rrjeti nuk harron dhe nga e kaluara është shfaqur një foto që mund të hedhë dyshime. Disa vite më parë, vetë Edi Rama është fotografuar me një xhup të Lazios të veshur”, shkruante portali “La Lazio Siamo Noi”, i cila i përket tifozëve të Lazios të cilët kanë gërmuar dhe gjetur foton në fjalë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco