VIDEO/ Lazio e barazoi Juventusin në minutat e fundit, shihni si feston djali i Igli Tares

VIDEO/ Lazio e barazoi Juventusin në minutat e fundit, shihni si feston djali i Igli Tares

18:01, 18/05/2022

Ka qenë një ndeshje plot emocione ajo mes Juventusit dhe Lazio-s e luajtur ditën e hënë në “Allianz Stadium”.

Kur dukej se Juve do të dilte me tri pikë nga sfida, bardhekaltërit arritën të barazonin  rezultatin 2-2 në frymën e fundit, duke marrë një pikë me vlerë për zonën Europiane.

Ajo që ra më shumë në sy ishte në tribunën kryesore ku ndeshjen po e shihte nga pranë drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare në shoqërinë e djalit të tij të vogël, Elian Tares. I biri i Igli Tares, ra në sy me gjestet dhe festimin e tij të golave të Lazios.

Në fillim Elian Tare bëri gjestin e lutjes dhe të kryqit dhe më pas duke festuar te goli i barazimit në minutën e 90+6′ nga Milinkoviç-Saviç. Pamje që u bënë virale në rrjet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco