Ylli i Cityt u martua fshehurazi: Gruaja e tij u detyrua të zbulonte menjëherë të vërtetën

Ylli i Cityt u martua fshehurazi: Gruaja e tij u detyrua të zbulonte menjëherë të vërtetën

17:40, 18/05/2022

Futbollisti gjerman Ilkay Gundogan u martua fshehurazi në Kopenhagen me modelen dhe prezantuesen Sara Arfaoui.

Mediat angleze raportuan se Gundogan ishte pranë largimit nga Manchester City dhe mediat spekuluan se kishte udhëtuar në Spanjë për të nisur negociatat me Real Madridin, gjë që shkaktoi shumë polemika.

Mirëpo, e zgjedhura e tij i ka zgjidhur të gjitha dilemat duke i shpjeguar ato në rrjetet sociale.

"Ne u martuam, jemi shumë të lumtur dhe mezi presim të festojmë me familjen dhe miqtë. Ne donim ta mbanim për vete, por fatkeqësisht pas këtij lajmi të rremë për bashkëshortin, u detyrova të them të vërtetën", tha Sara.

Sara Arfaoui u rrit në Nice dhe ka rrënjë tuniziane. Sara, 1.70 metra e gjatë, la shkollën herët për t'u bërë modele. Në Itali, që nga viti 2019, ajo është drejtuese e kuizit të kultit "L'Eredità" në Rai1. Ajo jeton në Milano dhe flet italisht, frëngjisht, anglisht dhe arabisht.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco