Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Klitschko planifikoi të kthehej në ring, por hoqi dorë për shkak të luftës: Jam gati të vdes për Ukrainën

Klitschko planifikoi të kthehej në ring, por hoqi dorë për shkak të luftës: Jam gati të vdes për Ukrainën

17:21, 18/05/2022

Ish-kampioni i peshave të rënda në boks, Vladimir Klitschko planifikoi të kthehej në ring, por hoqi dorë nga plani pasi Rusia pushtoi vendin e tij të lindjes, Ukrainën.

Klitschko është 46 vjeç, por donte të kthehej në ring dhe të bëhej sërish kampion, më i vjetri në kategorinë e peshave të rënda në historinë e boksit. Ai u tërhoq në vitin 2017 pasi u mposht nga Anthony Joshua në stadiumin Wembley.

Në një intervistë me Piers Morgan në TalkTV, Klitschko pranoi se ai po mendonte të sfidonte kampionin Tyson Fury në një revansh pasi anglezi e mposhti në vitin 2015.

"Unë doja të postoja Tyson Fury-n 'Vallëzimi i fundit?'. Duke pasur parasysh dëshirën e tij për t'u tërhequr, ne duhet të kishim një revansh," tha Klitschko.

Klitchko shtoi se tani po mendon për gjëra krejtësisht të ndryshme pasi Rusia sulmoi Ukrainën e tij.

Klitschko iu bashkua rezervistëve në shkurt dhe tha se ishte gati të vdiste për vendin e tij.

"Këtë pyetje ia bëra vetes kur forcat ruse ishin në periferi. Nëse nuk do të isha gati për këtë, do të isha larguar. Kievi kishte pothuajse pesë milionë njerëz, është një qytet i madh, por u zbraz. Kishte shpërthime të vazhdueshme sepse po luftonin në periferi. Këtë pyetje duhet t'ia bëni vetes kur jeni në Kiev", tha Klitschko.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco