Mbappe te Reali? Lëvizja e fundit nga PSG konfirmon gjithçka

Mbappe te Reali? Lëvizja e fundit nga PSG konfirmon gjithçka

15:48, 18/05/2022

Kylian Mbappe do të transferohet te Real Madridi në verë. Edhe pse nuk ka ardhur ende një njoftim zyrtar sipas të gjitha mediave, ylli francez ka vendosur t’i bashkohet “Galaktikëve” për të krijuar një sulm spektakolar me Karim Benzema.

Diçka të tillë e konfirmon edhe një detaj i publikuar nga Deportes Quatro. Tashmë dyqanet zyrtare të PSG i kanë hequr nga shitja fanellat e yllit francez. Askush nuk mund të blejë më fanellën e Mbappe, si për të treguar se sulmuesi i përket vetëm të shkuarës së klubit parizien.

Mesa duket, negociatat midis Mbappe dhe Real Madrid janë në pikën e fundit ku mungon vetëm zyrtarizimi. Madje edhe zyrtarizimi pritet të vijë pas finales së Champions League. Lëvizja e fundit nga PSG e vërteton më së miri këtë, ndërsa është vetëm një prej shumë faktorëve të tjerë që e vërtetojnë këtë transferim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco