Liverpool fiton me përmbysje ndaj Southampton, titullin mund t’ua jap një legjendë e ‘të kuqve’

Liverpool fiton me përmbysje ndaj Southampton, titullin mund t’ua jap një legjendë e ‘të kuqve’

22:50, 17/05/2022

Liverpooli fitoi me përmbysje ndaj Southamptonit në “St. Mary’s Stadium” në javën e parafundit të Premier League-s e tashmë kërkon ndihmën e Steven Gerrardit, ish-it legjendar të “The Reds”, për t’ia rrëmbyer titullin Manchestër City-t me “fotofinish”. Atë që Gerrard nuk e bëri si futbollist, mund ta arrijë si trajner i Aston Villas, nëse nuk mposhtet në sfidën e fundit ndaj ekipit të Guardiolës. Tifozët e Liverpoolit pa dyshim do ta vlerësonin sikur të kishte luajtur në 11-shen e Kloppit në këtë sezon.

Sauthamptoni e shtangu fillimisht  Liverpoolin në sfidën që u zhvillua në “St. Mary’s Stadium”. Në minutën e 13-të të takimit, Nathan Redmond realizoi një gol të mrekullueshëm me një goditje të kalibruar nga jashtë zonës, duke u dhënë epërsinë vendasve, që duhet pranuar e nisën me ritëm më të lartë lojën.

 

Pak më herët, iu afrua golit edhe Armando Broja me një nga shpërthimet e tij karakteristike. Sulmuesi kuqezi, pasi mori një top në mesfushë, avancoi me hapin e tij galopant drejt zonës, la pas sikur të ishte një birilë, por dalja e Alissonit dhe ndërhyrja e tij me këmbë largoi rrezikun.

 

Epërsia e Southamptonit nuk zgjati shumë, pasi Liverpooli barazoi rezultatin në minutën e 27-të me Minaminon, që nuk i dha asnjë mundësi reagimi portierit vendës në një distancë të afërt, prirët me portën.

 

Liverpooli, pasi e dominoi ndeshjen për minuta të tëra, ia doli të shënonte golin e dytë me Matip në minutën e 67-të. Një gol i merituar për të “The Reds”, që ishin të pafat në disa momente në portën e Southamptonit.

Në minutën e 82-të trajneri i Hasenhuttl vendosi të zëvendësonte Brojën me Adams. Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, Liverpooli mori tri pikët e radhës dhe e mban të hapur çështjen e titullit në javën e fundit. Manchester City do të jetë i detyruar të fitojë ndaj Aston Villas për të ngritur lart trofenë, pasi në të kundërt, me fitoren e mundshme të skuadrës së Kloppit ndaj Wolves, titulli do të shkonte në “Anfield”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco