VIDEO/ Broja 'djeg' mbrojtësin Matip, por e ndal Alisson, realizohen  dy gola për 27 minuta në 'St. Mary’s Stadium'

VIDEO/ Broja 'djeg' mbrojtësin Matip, por e ndal Alisson, realizohen dy gola për 27 minuta në 'St. Mary’s Stadium'

21:27, 17/05/2022

Sauthamptoni shtang Liverpoolin në sfidën që po zhvillohet në “St. Mary’s Stadium”. Në minutën e 13-të të takimit, Nathan Redmond realizon një gol të mrekullueshëm me një goditje të kalibruar nga jashtë zonës, duke u dhënë epërsinë vendasve, që fuhet pranuar e nisi me ritëm më të lartë lojën.

Pak më herët, iu afrua golit edhe Armando Broja me një nga shpërthimet e tij karakteristike. Sulmuesi kuqezi, pasi mori një top në mesfushë, avancoi me hapin e tij galopant drejt zonës, la pas sikur të ishte një birile, por dalja e Alissonit dhe ndërhyrja e tij me këmbë largoi rrezikun.

Epërsia e Southamptonit nuk zgjati shumë, pasi Liverpooli barazoi rezultatin në minutën e 27-të me Minaminon, që nuk i dha asnjë mundësi reagimi portierit vendës në një distancë të afërt, prirët me portën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco