Zyrtare/ Arbër Zeneli rinovon kontratën me klubin francez

Zyrtare/ Arbër Zeneli rinovon kontratën me klubin francez

20:58, 17/05/2022

Pak kohë më parë presidenti i Reims Jean-Pierre Caillot bëri një njoftim për merkaton e ardhshme. Jo një lojtar i ri, por një rinovim. “Arbër Zeneli do të rinovojë deri në vitin 2025”, tha Caillot.

Një deklaratë e konfirmuar me shpejtësi nga klubi i francez.

Mesfushori kosovar (27 paraqitje, 9 gola), i cili u transferua tek Reims në vitin 2019 nga Heerenveen, është rikthyer pas një mungese të gjatë pas këputjes së ligamentit të gjurit (2 gola në 8 paraqitje në Ligue 1 këtë sezon).

Mitrovicasi në total ka zhvilluar 55 paraqitje me këtë skuadër, teksa ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar dhjetë asistime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco