Finalja e Conference League/ FSHF njofton aktivitete të shumta më 24 dhe 25 maj

Finalja e Conference League/ FSHF njofton aktivitete të shumta më 24 dhe 25 maj

20:13, 17/05/2022

Roma dhe Feyenoord luajnë më 25 maj në orën 21:00 finalen e Conference League. Sfida më e rëndësishme e këtij kompeticioni, që u zhvillua për herë të parë këtë sezon futbollistik, do mbahet në “Air Albania”, Tirana. Shqipëria pret kështu për herë të parë finale të këtij kalibri. E gjithë vëmendja është zhvendosur te zhvillimi i këtij aktiviteti, që do sjellë në Shqipëri rreth 100 mijë tifozë holandezë dhe italianë.

Federata Shqiptare e Futbollit ka postuar në rrjetin social Facebook një lajmërim së fundmi, ku tregohet se një ditë para dhe ditën e ndeshjes në Sheshin Skënderbej do zhvillohen aktivitete të shumta në pritje të finales së madhe. Ndër të tjera, të pranishmit do kenë mundësi të shohin trofeun, në praninë e muzikës dhe argëtimit.

“24 & 25 maj

Sheshi “Skënderbej” do të pushtohet nga aktivitetet futbollistike në pritje të finales së #UECL e cila do të zhvillohet në “Air Albania”

Do të shihni trofeun, do të ketë lojëra për fëmijët dhe të rriturit, muzikë dhe argëtim!

Mos mungo!” shkruhet në postimin e FSHF.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco