Kumbulla: Finalja në Shqipëri? Ëndërr e bërë realitet, një pjesë e mirë do të jenë me Romën

Kumbulla: Finalja në Shqipëri? Ëndërr e bërë realitet, një pjesë e mirë do të jenë me Romën

19:49, 17/05/2022

Marash Kumbulla do të rikthehet në Tiranë, por këtë herë jo me Kombëtaren. Mbrojtësi shqiptar do të luajë finalen e Conference League mes Romës dhe Feynordit. Në intervistën e dhënë për Corriere dello Sport, Marashi lë edhe përshtypjet e tij.

“Finalja në Tiranë është shenjë fati, doja ta arrija me çdo kusht, tani duhet ta fitojmë. Ëndrrat bëhen realitet, për shqiptarët kjo është mundësi e madhe. Janë shumë mirënjohës ndaj Italisë si i priti vite më parë. Një pjesë e tifozëve do të jenë me ne. Për mua do të jetë nder të përfaqësoj vendin tim, dua të luaj”, tha Kumbulla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco