Ndeshja e fundit me Juven, Chiellini mesazh tifozëve: Juventusi ka qenë gjithçka për mua

Ndeshja e fundit me Juven, Chiellini mesazh tifozëve: Juventusi ka qenë gjithçka për mua

20:13, 16/05/2022

Kundër Lazios do të jetë ndeshje e fundit në stadiumin “Allianz” e Giorgio Chiellinit. Kapiteni bardhezi që njoftoi largimin nga “zonja e vjetër” pas finales së Kupës së Italisë, pak orë para se të zbresë në fushë për herë të fundit përpara tifozëve të tij, ka vendosur që të publikojë një mesazh të gjatë për të përshëndetur Juventusin dhe tifozët.

“Erdhi dita. Sot në mbrëmje një vorbull emocionesh do të më përshkojë. Juventusi ka qenë gjithçka për mua. Rinia, eksperienca dhe pjekuria ime. Dëshira për të fituar, gëzimi i triumfit, pranimi i humbjes. Tronditja e sfidës, dueli në fushë, koka ime gjithmonë e fashuar.

Më pas kampionët, brenda dhe jashtë fushës së gjelbër. Trajnerët, drejtuesit, të gjithë pjesëtarët e stafit. Njerëz që kanë lënë një shenjë”, shkruan mes të tjerash mbrojtësi legjendar i Juventusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco