FOTO/ 'Kapa vetëm topin', Kumbulla përplaset me Mourinho-n, portugezi e 'shpall' fajtor pas kontaktit, reagon Cana: Humbe finalen e Tiranës

FOTO/ 'Kapa vetëm topin', Kumbulla përplaset me Mourinho-n, portugezi e 'shpall' fajtor pas kontaktit, reagon Cana: Humbe finalen e Tiranës

09:09, 14/05/2022

Marash Kumbulla dhe Jose Mourinho kanë qenë protagonistët e një episodi komik që tekniku portugez ka ndarë me ndjekësit e tij në “Instagram”, i ngjashëm me episodin e përplasjes në Kupën e Italisë mes Alegrit dhe Lautaros.

Trajneri i Romës fillimisht postoi një video nga një seancë fizioterapie që po zhvillonte duke shkruar se ishte goditur nga një lojtar i tij, Murinjo më pas ftoi fansat të gjenin “fajtorin” mes Marash Kumbullës dhe Erik Karsdorp.

Më pas tekniku portugez postoi foton e kontaktit në stërvitje me mbrojtësin shqiptar, duke e treguar atë si “fajtorin” e ngjarjes.

Lojtari kuqezi reagoi me një koment në postim duke shkruar:

“Kapa vetëm topin mister”.

Në këtë moment ishte edhe Lorik Cana që la komentin e tij: “Jose, Kumbulla të dëmtoi që të mos luash titullar në Tiranë”.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco