Lajmi i fundit

LIVE SYRI TV/ Këndi i Pano Sokos

Lukaku sulmon agjentin e tij: Asnjë të mos flasë në emrin tim

Lukaku sulmon agjentin e tij: Asnjë të mos flasë në emrin tim

19:23, 13/05/2022

Pas qarkullimit të lajmeve se ai do të largohej nga Chelsea këtë verë, Romelo Lukaku ka theksuar se ai është i vetmi që do të vendosë për të ardhmen e tij.

Agjenti i sulmuesit, Federico Pastorello, në një intervistë për “La Repubblica” la të kuptohej se me shumë mundësi belgu do të largohej nga “Stamford Bridge” në verë.

Megjithatë, vetë Lukaku ka thënë se askush tjetër nuk ka të drejtë të flasë në emër të tij dhe shtoi se ai është i fokusuar vetëm te ndeshjet e Chelsea-t.

“Kurrë nuk do të lejoj dikë të flasë për mua. E mbajta gojën mbyllur dhe u fokusova për të ndihmuar ekipin për ta mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshëm. Pra nëse dikush përpiqet të thotë diçka për mua apo për klubin, të mos e bëj në emrin tim”, tha sulmuesi në një reagim në rrjetet sociale.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco