Pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, UEFA përjashtoi klubet ruse nga pjesëmarrja në kompeticionet evropiane, siç janë Champions, Europa dhe Conference League 2022-2023.
Të gjendur në këtë situatë, klubet ruse këtë të premte kanë apeluar vendimin e UEFA-s në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), ose të paktën kështu bëri me dije klubi i CSKA Moscow në kanalet e tij zyrtare.
“Klubi ynë së bashku me tre të tjerë nga liga kryesore synojmë të marrim pjesë në garat e Europës”, deklaroi CSKA Moscow.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: