‘Investcorp’ vendos ultimatum për blerjen e Milanit

‘Investcorp’ vendos ultimatum për blerjen e Milanit

17:32, 13/05/2022

Durimit po i vjen fundi dhe me sa duket “Investcorp” i ka dhënë ultimatum “Elliott”-it për blerjen e Milanit.

Sipas “La Gazeta dello Sport”, raportohet një acarim i fondit nga Bahrejni në lidhje me zhvillimin e bisedimeve, sidomos pas daljes në skenë të “RedBird”, një tjetër kolos i interesuar për blerjen e kuqezinjve.

Këta të fundit kanë propozuar 1.1 miliard euro, ndërkohë që “Investcorp” 1.18 miliard euro.

Tryeza e negociatave është ndezur, me fondin arab që kërkon një përgjigje nga familja Singer për ofertën e bërë.

Kontrollet nuk kanë hasur problematika dhe shitja mund të vijojë pa probleme, por me sa duket “Elliott” po synon një “ankand” për të marrë ndonjë propozim më të majmë për aksionet kuqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco