Pas tre humbjeve radhazi, Barcelona gjen fitoren - rikthehet Ansu Fati

Pas tre humbjeve radhazi, Barcelona gjen fitoren - rikthehet Ansu Fati

00:11, 02/05/2022

Barcelona u përball sonte me Mallorcan në sfidën e javës së 34-të të La Liga, takim që u zhvillua në “Camp Nou”.

Katalanasit e Xavi Hernandez kerkonin rikthimin te fitorja në shtëpinë e tyre, pas 3 humbjeve rresht, duke tentuar vendin e dytë në renditje. 

Dhe suksesi nuk ka munguar edhe pse jo pa vështirësi duke qenë se në fund një gol diferencë mund të mos kishte mjaftuar. Perballe Mallorca-s se Vedat Muriqit, skuadra e Xavit fitoi me rezultatin 2-1. 

Nje ndeshje qe gjithashtu shenoi edhe rikthimin e Ansu Fati. Xavi Hernandez mori lajmin para ndeshjes dhe e grumbulloi. Talenti i Barcelonës, Ansu Fati tashmë ka hedhur prapa krahëve dëmtimin dhe u aktivizua sot ne minuten e 75-te te ndeshjes 

Talenti spanjoll kishte një shqetësim në muskujt e këmbës, që e penguan atë të luante për tre muajt e fundit. Sakaq, kujtojme qe Pedri ka humbur sezonin me katalanasit dhe do ta shohim sezonin tjeter. 

Duke iu kthyer ndeshjes, ne pjesen e pare ishte Depay ai qe do te shenonte golin e avantazhit. Ne pjesen e dyte Busquets do te vuloste 2-0 por ne fund Mallorca gjeti rrjeten e 2-1 me Raillo duke kthyer pak fantazmat ne Camp Nou. 

Megjithate, deri ne fund, katalanasit menaxhuan gjithcka dhe moren 3 pike me vlera. Barcelona do te perpiqet ta mbylle sa me mire sezonin teksa duhen edhe te pakten dy ose tre fitore per te siguruar matematikisht Champions League. Kjo pasi Betis luan të hënën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco