FOTO/ Benzema, futbollisti francez që ka fituar më shumë tituj

FOTO/ Benzema, futbollisti francez që ka fituar më shumë tituj

22:08, 01/05/2022

Pas fitores matematikisht të trofeut të La Liga-s, në triumfin me “poker” golash ndaj Espanyol, ylli i sulmit të “Los Blancos”, Karim Benzema, është bërë lojtari francez më i suksesshëm në historinë e futbollit.

Gjatë gjithë karrierës së tij, 34-vjeçari që luan me madrilenët ka fituar plot 29 tituj, tre më shumë se lojtari i Bayern Munich, Kingsley Coman, i cili mban vendin e dytë, në listën me gjashtë francezët më të suksesshëm, ndërsa podium plotësohet nga ish-i i bavarezëve, Bixente Lizarazu, me 24 tituj.

Në vend të katërt qëndron lojtari i Salernitanës, Franck Ribery, po me 24 tituj, në vend të pestë renditet lojtari i Inter Miami, Blaise Matuidi, me 21 tituj dhe vendin e gjashtë e mban ish-i i Manchester United, Patrice Evra, me 21 tituj.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco