Inzagi karikon Interin: Nuk do dorëzohemi deri në fund për titullin

Inzagi karikon Interin: Nuk do dorëzohemi deri në fund për titullin

22:44, 01/05/2022

Trajneri i Interit, Simone Inzagi, ka komentuar suksesin e skuadrës së tij ndaj Udineses, ku zikaltrit arritën të fitonin me rezultatin 1-2 në transfertë.

Tekniku italian ka pohuar se nuk ishte e lehtë të luaje sot pas humbjes me Bolonjën, por ka theksuar se lufta për titullin është ende e hapur dhe skuadra e tij beson deri në fund.

“Një provë e madhe sot, djemtë treguan karakter. Kjo fitore na duhej. Folëm me skuadrën pas Bolonjës, sot pashë reagimin që doja nga ana e tyre.

Skuadra gëzon shëndet, është një Inter që nuk dorëzohet kurrë. Për titullin jemi edhe ne, nuk do të dorëzohemi deri në fund”, u shpreh Inzagi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco